Frizerka i ngjit nuses veshët me lepak ngjitës në ditën e dasmës

Një parukiere i ka ngjitur veshët me atak një nuseje në ditën e saj të dasmës. Parukierja e cila është e vendosur në Montes Claros, Brazil , ndau trukun e çuditshëm në rrjetet e saj sociale. Në videon e publikuar nga ajo vetë, ajo duket teksa aplikon ngjitësin në pjesën e pasme të veshëve të klientes së saj dhe më pas e shtyp për t’u ngjitur.

Stilistja e flokëve të Lorraine - e cila në Instagram shkon nga MÍ Martins - ndau trukun e çuditshëm në rrjetet e saj sociale.

Për dasmën e saj në gusht, nusja zgjodhi një model flokësh me disa kaçurrela përpara dhe pjesën tjetër të flokëve të kapura lart topuz. Por që modeli të ishte sa më i bukur asaj iu desh të ngjiste veshët nga pas që të mos dukeshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *