“Betim na e këpute shpirtin”, postimet prekëse të familjarëve pas rastit tragjik në Junik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Gacaferi në komunën e Junikut, ku është ndarë nga jeta në moshë të re i riu Betimi, i cili vdiq tragjikisht pasi u rrokullis me traktor, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç Policisë, lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët në rrjetet sociale, ku kanë shkruar fjalë prekëse për të ndjerin.

“Betim na e këpute shpirtin, kishe plane tjera për vete për familjen i le në gjysmë !Qofshi banor i xhehnetit !”, ka shkruar familjari i tij.

“Ngushëllime familjes Gacaferi. I vështir lajmi për ndarjen nga jeta të Betim Gacaferit. Gjithmonë do të jesh në zemrat tona djali ma i mirë i Junikut, nipi jon ma i miri. Zoti të shpërbleft me xhehnet nipash, Zoti ju dhasht saber e gajret nënës e gruas, ngushëllime familjes gjerë, shokëve, miqve…”.

“BETIM, lajmi i trisht për vdekjen tënde tragjike në moshë tē re i cili tronditi mbarë Junikun, na pikëlloj përtej mase, ishe shembull i njeriut të mirë, pushofsh në parajsë BETIM SOKOL GACAFERI”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *