Një moment jo fort i zakonshëm është kapur nga kamerat e një aeroporti në Itali. Fluturimi nga Taranto për në SHBA nuk nisi mirë për kompaninë e Boeing.
Aeroplani i Boeing 747 Dreamlifter humbi një rrotë pasi u ngrit nga pista. Kamerat kapin momentin kur rrota fluturon në ajër pak sekonda pas ngritjes.
U desht një aterim më i kujdesshëm për aeroplanin pas arritjes në SHBA.