Një nga formatet më popullore të zbulimit të talenteve në gjithë botën është “X Factor”. E patentën për Shqipëri, të këtij projekti e mbajnë dyshja e njohur Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.
E ky spektakël, deri më tani ka mbajtur tre sezone ku në njërin triumfoi Sheila Haxhiraj, më pas Arilena Ara e teksa në të fundit Ergi Dini, këngëtari i cili shumë vite më pas ndërroi jetë në një moshë shumë të re.
E që atëherë, X Factor mbylli dyert e zbulimit të talenteve por jo përgjithmonë.
Pas “Dance Albania”, emisionit të kërcimit që po transmetohet aktualisht, të hënat pas 8 vitesh do i dedikohen këngës e përkatësisht “X Factor”. Rikthimin e këtij formati e ka konfirmuar edhe vetë njëra nga producentet dhe prezantuesja, Alketa Vejsiu./Neutral