“Lojë apo dashuri”: Ç’po kurdis Luana

Luana Vjollca pas një viti pauzë në ekran me emision, tashmë është gati për tu rikthyer.

Tashmë është zbuluar produksioni i parë me të cilin do e shohim prezantuesen nën logon e TV Klan.

“Zemër Luana” do të mbaj emrin ky projekt, por përmbajtja e saj vazhdon të mbahet sekret.

Fillimisht u mendua se do të jetë një program argëtues sikurse “Shiko kush luan”, por të dhënat më pas na drejtuan drejt një emisioni dashurie, e madje një të tillë pritej gjatë pandemisë ta niste në Top Channel, “Take me out Albania”.

E derisa po pritet të nis ky program i Vjollcës, detajet vazhdojnë të ruhen e teksa kuriozitetin nuk po e shuan as Luana madje edhe vetë i ka ndarë mendimet në dysh.

Në postimin e fundit për emision, prezantuesja ka shkruar: “Lojë apo dashuri”.

Por cilat nga to do të jetë?!

Neutral ka mësuar se sipas burimeve të veta që në fakt ky program do të jetë një ‘dating show’, për të vazhduar në pjesën e dytë të vitit me projekt tjetër format loje./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *