Paris Hilton ka tregzar abuzimet seksuale të supozuara që ajo ka përjetuar teksa ndiqte një shkollë me konvikt në Utah për adoleshentët me probleme në vitet 1990.
Ajo tha se fëmijëria e saj ishte ‘vjedhur’ nga abuzimi në shkollën Provo Canyon, ku ajo kaloi 11 muaj në moshën 17-vjeçare dhe që pretendonte se ajo u dhunua pasi u detyrua t’i nënshtrohej testeve të qafës së mitrës.
“Shumë vonë natën – kjo do të ishte rreth tre ose katër e mëngjesit – ata merrnin mua dhe vajzat e tjera në këtë dhomë dhe bënin ekzaminimet mjekësore”, tha ajo.
“Kjo nuk ishte as me një mjek. Ishte me disa anëtarë të ndryshëm të stafit, ku ata do të na vendosnin të shtriheshim në tavolinë dhe të fusnim gishtat brenda nesh. Dhe nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte një mjek dhe ishte vërtet e frikshme”, shtoi Paris.
“Ishte vërtet e frikshme dhe është diçka që e kisha lënë mënjanë për shumë vite.
Por po kthehet gjatë gjithë kohës tani, dhe unë mendoj për këtë. Dhe tani, duke parë pas si një i rritur, kjo ishte padyshim abuzim seksual”, shtoi Hilton.