Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, më 26 tetor pritet të dalin para Gjykatës.
Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se më 26 tetor 2022, në orën 10:00, është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve D.K i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi dhe veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë.
Po ashtu i akuzuar është edhe A.S, për shkak të veprave penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.