Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Afrikën e Jugut pasi 22 persona janë gjetur të vdekur një klub nate.
Autoritetet e Afrikës së Jugut po hetojnë vdekjen e të paktën 22 të rinjve në një klub nate.
Viktimat u gjetën të shpërndara nëpër kate dhe tavolina në Tavernën Enyobeni, raporton BBC.
Trupat u dërguan në mortore, ku ekzaminimet pas vdekjes – përfshirë testet toksikologjike – do të kërkojnë të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave.
“Kjo tragjedi është bërë edhe më e rëndë nga shfaqja e saj.