Trondit Elon Musk, komenton skemën ku është edhe Kosova: Mund të ketë luftë bërthamore! 

Ndërsa në mediat e huaja thuhet se forcat ushtarake të Ukrainës vazhdojnë ta shtyjnë Rusinë në mënyrë agresive, Elon Musk beson se kjo po rrit gjasat për një luftë bërthamore.

“Probabiliteti i luftës bërthamore po rritet me shpejtësi”, tha Musk në përgjigje të një përdoruesi të Twitter-it i cili pretendon se ka një në gjashtë mundësi për një luftë bërthamore globale.

Max Tegmark ka publikuar një skemë, ku shpjegon sipas tij, se si lufta mund të de-përshkallëzohet ose të përshkallëzohet. Në këtë skemë ai ka futur edhe Kosovën, të cilën e bën pjesë në de-përshkallëzim.

Krahasimi i tij ka ardhur në lidhje me territoret që Rusia i kërkon Ukrainës.

Elon Musk është aktualisht nën kritika për sondazhin e tij të fundit në Twitter, ku ai bëri thirrje për negociata midis Ukrainës dhe Rusisë, gjë që u kritikua nga disa ekspertë, si dhe nga autoritetet ukrainase.

Ndërsa miliarderi i teknologjisë, i cili shpjegoi se nuk është tifoz i Luftës së Tretë Botërore, u etiketua pro-Rusisë për sugjerimin e tij, ai tha se ai është më shumë në anën e Ukrainës.

Madje Musk shkroi në Twitter se ai ka qenë zgjuar gjithë natën duke u përpjekur të mendojë për ndonjë mënyrë të mundshme për të de-përshkallëzuar këtë luftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *