Një vajzë ka zbuluar si është zhgënjyer nga puna që i ofroi një agjenci në Dubai, e cila shërbente si skemë që shfrytëzonte vajza si eskorta në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, ajo zbuloi gjithashtu si një vajzë kishte “ngecur” në Dubai dhe që familja kishte humbur kishte humbur çdo kontakt me të.
Sipas saj vajza që ka “ngecur” ka probleme me dokumentacionin pasi që të largohet duhet të bashkëpunojë me agjensinë që e dërgoi
Gjithashtu, vajza u shpreh që kishte aplikuar për këtë punë pa e ditur të vërtetën tha se edhe pse kishte një diplomë të shkollës së lartë u josh nga paga që ofrohej për punë si kamariere apo hostess.
Vajza e cila ishte kurorëzuar edhe Miss në një kompeticion në Turqi tregoi se vajzave u kërkohej të kishin trupa të gjatë, pa tatuazhe e pa deformime apo shenja dalluese.
E reja tha se dyshimet e para lindën pasi ishte ajo që iu premtua ishte një shifër shumë e lartë.