‘Sherr mes tyre’, flet për herë të parë Xhensila për raportin me kunatën

Xhensila Myrtezaj ka folur gjatë mbrëmjes së sotme në lidhje me raportin e saj me kunatën, motrën e Bes Kallakut, Ana Kallakun.

Gjatë një loje me Romeo Veshajn ai pyeti nëse “ka sherr mes kunatave.”

Xhensila u shpreh: “Unë timen e kam kudita. Besi me motrën time hahen”, duke sqaruar një herë e mirë raportin me kunatën e saj.

Ana Kallaku njihet gjerësisht si motra e aktorit të humorit, Bes Kallaku, ndërsa është edhe një figurë e njohur në ekranet shqiptare në rolin e moderatores. Në 30-vjetorin e saj të lindjes mungoi edhe një dedikim i ngrohtë i Besit për motrën e tij.

Sakaq nuk pati ndonjë urim publik nga ana e Xhensila Myrtezaj, e cila shpesh herë ka folur për raportet e saj të mira me kunatën. Kjo solli menjëherë dyshime, por tanimë Xhensila sqaroi gjithcka.

Më herët në një intervistë, Ana Kallaku ka folur mbi marrëdhënien e saj me këngëtaren, ku ndër të tjera është shprehur se e ndjen sikur e njeh prej një jete.

“Me Xhensilën, më duket sikur jam rritur. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur hyri në shtëpinë tonë, por ne dhe kemi jetuar një pjesë të mirë të kohës bashkë. Në të vërtetë, mbaj mend vetëm pak gjëra që nuk kanë lidhje me Xhensilën. Jemi shumë shumë të lidhura, jemi edhe një moshë, kemi vërtet një marrëdhënie shumë të bukur. Kur e shoh sesa të lumtur e bën Xhensila vëllanë tim dhe kur ata të dy janë të lumtur bashkë, atëherë edhe unë jam shumë e lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *