Portieri Iker Casillas e ka fshirë postimin në Twitter, ku kishte shkruar se është homoseksual.
Gazeta spanjolle AS ka shkruar se “ai po ‘ironizonte’ me orientimin e tij seksual, për të mohuar thashethemet që e lidhnin atë me disa aktore spanjolle”, transmeton Klankosova.tv.
“Ai dëshiron që mediat të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme që e lidhin atë me femra të reja çdo javë”, shtoi AS.
Casillas në një postim në Twitter, sot kishte shkruar “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”.
Kështu me këtë reagim, spanjolli kishte bërë bujë gjithandej nëpër botë.