Një 6-vjeçar është plagosur me armë gjahu në Kukës. Shtetasi me iniciale H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një 6 vjeçar i cili është fqinji i tij.
I vogli ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e qarta të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.