Në seancën e sotme parlamentare është betuar deputeti i ri, Nasuf Bejta.
Bejta është deputet i Listës Guxo, parti që në zgjedhjet e fundit ka garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti Bejata e ka zëvendësuar deputeten nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila më 21 shtator ka dhënë dorëheqje.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjasë, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”, kishte thënë Krasniqi-Goodman.