Kylie Jenner dhe Travis Scott mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 2 shkurt. Edhe pse foshnja kaloi një procedurë normale regjistrimi, çifti ende nuk i ka vënë një emër edhe pse kanë kaluar tetë muajsh nga lindja e tij
Ata si fillim i vendosen emrin “Wolf Webster”, por Jenner mw pas ndau një deklaratë duke thënë se ajo “nuk e ndiente se ishte emri i duhur për të” dhe vendosi të mos e thërriste kështu.
Sot, me afrimin e ditëlindjes së tij të parë, mbi emrin e tij ende mbretëron pasiguria. Çështja është edhe një herë temë diskutimi pasi Jenner i ka rrëfyer nënës së saj arsyen e vendimit të saj të nxituar në “Keeping up with the Kardashians”. “Ne me të vërtetë nuk kishim një emër të vendosur, menduam se do të na vinte kur ta shihnim dhe nuk ndodhi”, tha ajo.