Delinda Disha dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali 5 vjec, por familja e tyre do të zgjerohet akoma edhe më shumë po të mos ishte për humbjen e binjakëve që aktorja priste. Ajo rrëfeu tek “Natën me Aulonën”, atë moment të vështirë si edhe përjetimin e dhimbshëm teksa luante në teatër rolin e një nëne që humbte fëmijët.
“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë…dhe nuk ishte një, ishin dy. Por, fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Më është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam, e kam ngrënë veten me dhëmbë – në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, motrat e mia, dhe ja ku jam sot”, tha Delinda.
Aktorja e njoftoi në fillim të këtij shtatzaninë e saj, ndërsa humbja e fëmijëve ndodhi në muajin mars, një periudhë vërtet e vështirë për të.
“Më qëlloi pak vështirë, sepse në atë periudhë po merresha me një shfaqje dhe personazhi që unë interpetoja në teatër…edhe ajo humbte fëmijët e saj, pësonte dështime. Aty ka qenë një monolog që mua më ka tretur, një monolog shpirti do e quaja,” – tha Delinda, që teksa bënte këtë pohim, nuk i mbajti dot lotët.