Conor McGregor mori pjesë në një seancë ‘pyetje dhe përgjigje’ në Tëitter teksa zbuloi kundërshtarin më të fortë të karrierës së tij dhe dha parashikimin e tij për ndeshjen e kampionatit të peshave të lehta në UFC këtë muaj.
Irlandezi bëri disa përgjigje nga pyetjet e drejtuar në mediat sociale përpara rikthimit të tij të pritshëm në UFC.
Duke marrë pjesë në një seancë “Pyetje dhe Përgjigje”, ai emëroi rivalin e vjetër Nate Diaz si kundërshtarin e tij më të fortë, duke e shpërfillur pamëshirshëm ish-‘armikun’ e tij, Khabib Nurmagomedov.
I pyetur nga një fans për të përmendur kundërshtarin e tij më të fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij deri më sot, ai u përgjigj: “Nate”.
Natyrisht, McGregor ka një seri legjendare me dy luftime me Nate Diaz, pasi ka shkuar këmbë më këmbë në UFC 196 dhe UFC 202 në vitin 2016.
McGregor, i cili mbajti titullin e peshave të lehta të UFC në vitin 2016 para se të humbte, do të jetë një vëzhgues i mprehtë i ndeshjes së ardhshme kryesore në UFC 280 më 22 tetor.
Charles Oliveira dhe Islam Makhachev do të garojnë për titullin e lirë të UFC-së në peshën e lehtë në Etihad Arena në Abu Dhabi dhe McGregor e ka mbështetur Oliveiran që të rimarrë kampionatin.