Këngëtari nga Kosova rrezikon jetën e partneres së tij!

Këngëtari Valon Shehu, gjatë spektaklit të javës së kaluar në “Dance Albania”, rrezikoi partneren në kërcim si pasojë e mungesës së korrektësisë gjatë provave.

Kur po kërcenin, Valoni për pak sa e rrëzoi balerinën teksa e ngriti në ajër.

“Më krijohet një gjendje shumë e keqe, rrezikova të thyeja shtyllën kurrizore. Në atë moment, thjesht mendova që rashë. Do ishte shumë fatale për mua, nuk dua ta mendoj fare se çfarë do më ndodhte,” tha balerina Marjana.

Këngëtari u shpreh se shkak mund të jetë bërë alkooli dhe mungesa e korrektësisë gjatë provave.

“Ndodhi, se s’kam qenë në formën time më të mirë. Ndoshta dhe alkooli pak që kam pirë një gotë të dytë, mendoj që ka qenë moskorrektesa ime ndaj provave”.

Për fat të mirë, nuk ndodhi asnjë incident dhe shpresojmë që Valoni të ketë marrë një mësim të mirë. 0 alkool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *