Shefi i futbollit në UEFA, Zvonomir Boban do të vijë të mërkurën në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Ai fillimisht do të takohet me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çekun, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.
Ai do t’u drejtohet medieve për një konferencë për shtyp rreth orës 15:00.
Rikujtojmë se para pak ditësh në Kosovë për vizitë ishte edhe i pari i FIFA, Gianni Infantino.