Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malajzi, ku një person ka vdekur.
Një 46-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i katërt i një ndërtese, në përpjekje për t’i ikur bashkëshortit të të dashurës së tij.
Ngjarja ndodhi në Bemban, një qytet i vogël i Jasin, Malacca, Malajzi .
Zëdhënësja e policisë lokale, Mispani Hamdan, tha se në incidentin e sotëm, biznesmeni po përpiqej të zbriste nga ndërtesa me një litar, të cilin e kishte lidhur në grilën e dritares, por rrëshqiti dhe fatkeqësisht humbi jetën.
Në mesnatë biznesmeni mbërriti në shtëpinë e të dashurës së tij .
Gruaja ndodhej në shtëpi me tre fëmijët e saj, por mëngjesin e sotëm në orën 10:30 është kthyer edhe i burri i saj.