Një zyrtare e KEDS-it në Gjilan është ndarë nga jeta sot, në orët e mëngjesit. E ndjera, 59-vjeçare u gjet e vdekur në zyrën e saj nga një kolege e kompanisë.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekëve në Spitalin e Gjilanit, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit.
Sipas informacioneve të para, mjeku ka deklaruar se vdekja e 59-vjeçares është natyrale, por Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast.
Me urdhër të tij, kanë nisur hetimet për “Vdekje e dyshimtë” në mënyrë që të zbardhen në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Sinjali