Një burrë nga dhimbja ka sulmuar të akuzuarin për vrasjen e djalit trevjeçar të tij në sallën e gjyqit në Cincinnati.
Desean Brown, 22 vjeçar është akuzuar se ka therur për vdekje nënën Nyteisha Lattimore përpara se t’a gjuante djalin e saj, Nylo Lattimore, në lumin Ohio në dhjetor të vitit 2020.
Trupi i Nylos nuk është gjetur, por prokurori i rastit ka thënë se gjaku i trevjeçarit është gjetur në një batanije të gjetur me trupin e nënës së tij, derisa karroca në të cilën ai po qëndronte thuhet se është gjetur në lumë.
Ai u ngjit në tavolinën e të akuzuarit pak para se të fillonte seanca babai e goditi atë në anën e djathtë të kokës, raporton Fox 19 News, trasmeton Klankosova.tv.
Babai i trevjeçarit u ndalua shpejtë dhe u dërgua në paraburgim.
Një mik i tij u shpreh se veprimin e kishte bërë nga dhimbja e madhe.
“Ai bëri atë që unë mendoj se secili prej nesh do të bënte”, tha ai.
I akuzuari nëse shpallet fajtor rrezikon të përballet me dënim me vdekje.