16-vjeçarja vret veten, familjarët e gjejnë pa shenja jete në shtëpi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Sipas mediave në lagjen “Shënkoll” të qytetit një 16-vjeçare ka vrarë veten.

Nga informacionet bëhet e ditur se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur tē pajetë brenda në banesë.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë 16-vjeçaren drejt një akti të tillë.

Nuk dihet ende identiteti i saj.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *