Vëllezërit bëhen ‘llom’, njëri përfundon në ndalim policor

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë bërë shumë të shpeshta.

Mbërmë ndodhi një sherrë mes vëllezërve në qytetin e Pejës

Burime të Gazetës Sinjali, brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë një familje, në rrugën “Adem dhe Bakir Gjuka” në Pejë.

Dy vëllezër u kapën mes vete, pasi nuk mundën të kuptoheshin për pasurinë.

Vëllezërit patën mosmarrëveshjes, dhe njëri vëlla ushtroi dhunë ndaj tjetrit, ku në këtë ngjarje ndërhyri dhe policia.

I dyshuari u arrestua dhe u dërgua ne stacion policor për intervistim, teksa deklaratë para hetuesve policorë ka dhënë edhe vëllai, viktimë e këtij rasti.

Pas marrjes së deklaratave nga palët, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për dhunë në familje dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *