I tregoi organin gjenital policit dhe më pas u arratis nga burgu, arrestohet shqiptari me 4 emra në Greqi 

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të cilin e kërkonte prej kohësh si të akuzuar për një grabitje të ndodhur në shtator të 2021-it. 26-vjeçari shqiptar u arrestua fillimisht në nëntor të 2021-it nga policia e Atikës, ku u lirua më pas në pritje të gjykimit.

Në momentin që shqiptari u paraqit para trupës gjykuese në Gjykatë dhe kur hetuesit zbuluan se ai përdorte katër emra dhe se ndaj tij kishte akuza të tjera për vjedhje, 26-vjeçari tentoi u arratis duke përdorur dhunë dhe fjalor banal ndaj efektivëve të policisë. Mësohet se përpara se të arratisej, shqiptari i ka treguar organit gjenital, një oficeri. Arratia e shqiptarit nuk ka zgjatur shumë pasi dje ra në prangat e policisë greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *