Ky është emri i kosovarit të dyshuar për tentim-sulmi terrorist në Itali

Dy ditë më herët lajmi për arrestimin e një çifti me prejardhje kosovare në Itali,u bë virale në media.

Në rrethana të paqarta,çifti kishin planifikuar një sulm terrorist – ndërsa, identiteti i tyre mbeti akoma anonim.

Mirëpo sot, gazeta Nacionale, nëpërmjet burimeve të saj ka arritur të hedh dritë mbi identitetin e njërit nga dy të përfolurit për këtë sulm terrorist.

Burime e Nacionales kanë arritur të gjejnë emrin e bashkëshortit. Ai quhet Mines Hodza dhe në bazë të informacioneve, ai është një shtetas italian i moshës 21 vjeçare, me prejardhje nga Kosova.

Gjykatat e Trentos në rastin e Minesit, kanë shqiptuar dënimin me arrest shtëpiak dhe mbi të rëndojnë akuza të planifikimit të detajshëm të një sulmi terrorist. Në gjithë këtë plan, ai kishte përcaktuar vendin e sulmit, kohën, armët më të cilët do të sulmonte dhe rrugën e largimit nga Italia pas sulmit.

Duke u mbështetur në të dhënat e autoriteteve italiane, mendohet se Hodza do të kryente sulmin terrorist në vendin e Riva del Garda, gjatë muajit gusht.

Po ashtu, ai, tashmë kishte siguruar rrugën e ikjes. Kësisoj, ai kishte blerë bileta avioni për në Nigeri – rrugëtim ky, që familja e re Hodza do ta zhvillonte nëpërmjet Stambollit, si pikë lidhëse. Për më tepër, supozohet, se çifti Hodza atje do t’i bashkoheshin një organizate terroriste.

Për dallim nga masa e shqiptuar për Mines Hodza, për bashkëshorten e tij, gjykata italiane ka konsideruar të arsyeshme lirimin nga të gjitha akuzat në fjalë. Porse, veprimtaria e saj do të mbetet e vëzhguar nga autoritetet italiane për periudhën në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *