Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se një baba në Gjilan e ka raportuar si të zhdukur vajzën e tij, sipas tij vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar”.
I njëjti rast kishte ndodhur edhe në një qytet tjetër të Kosovës, një burrë nga Mitrovica kishte raportuar të zhdukur në polici gruan e tij
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante”, njofton policia.