Google pretendon se telefonat Apple dhe Android janë hakuar nga “spywaret” 

Telefonat e menqur Apple dhe Android janë hakuar nga një kompani italiane, ka njoftuar Google, teksa ka thënë se hakerimit ka qenë i kufizuar në telefonat inteligjentë në Itali dhe Kazakistan, raportoi Reuters.

Një kompani me bazë në Milano e quajtur “RCS Lab” ka përdorur mjete për të spiunuar mesazhet private dhe kontaktet e pajisjeve të synuara, thuhet në raport.

“Këta shitës po mundësojnë përhapjen e mjeteve të rrezikshme të hakerimit dhe po armatosin qeveritë që nuk do të jenë në gjendje t’i zhvillojnë këto aftësi në vendin e vet”, ka thënë Google.

“RCS Lab” ka njoftuar se produktet dhe shërbimet e saj janë në përputhje me rregullat evropiane dhe ndihmojnë agjencitë e zbatimit të ligjit të hetojnë krimet.

“Personeli i RCS Lab nuk ekspozohet dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të kryer nga klientët përkatës”, ka thënë kompania për Reuters.

Si Apple ashtu edhe Google kanë vepruar në lidhje me incidentin pas raportimit. Një zëdhënës i Applet ka thënë se kompania ka revokuar të gjitha llogaritë dhe certifikatat e njohura të lidhura me këtë fushatë hakerimi.

Google ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur përdoruesit e sistemit të saj operativ Android dhe i ka paralajmëruar ata për hakerime të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *