Ky është 55-vjeçari nga Drenasi që ngacmoi dy vajzat e mitura në autobusin që shkonte për Lipjan 

Disa orë pasi u publikuan pamjet e tmerrshme të sulmit seksual ndaj një vajze në Pejë, është zbuluar një rast tjetër, ku viktima janë dy vajza, por këtë herë të mitura.

Një 55-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura, të moshës 15 dhe 16-vjeçare në një autobus që ishte nisur nga Prishtina për në Shalë, veprime këto që ngjasojnë me pedofili.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht se i dyshuari që është arrestuar për këtë rast është Agim Shala, nga fshati Fushticë e Epërme e Drenasit. 

55-vjeçari është arrestuar tashmë nga Policia dhe më pas është intervistuar në stacion policor për veprën me të cilën ngarkohet.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *