Lipjan: 55 vjeçari sulmon seksualisht dy të mitura në autobus

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Rasti në fjalë u raportua në orën 16:00, dhe kishte ndodhur në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina.

Zyrtarët policor e kanë arrestuar të njëjtin dhe me vendim të prokurorit ai u dërgua në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual

Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *