Babai i alpinistes Mrika Nikçi, Arianit Nikçi, ka dhënë një prononcim pas videos që e kishte publikuar vajza e saj në të cilën shihej duke u sulmuar seksualisht nga një person që tashmë është arrestuar.
“Kuptohet që jam ndje shumë i shqetësum por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, ka thënë Nikçi.
I pyetur për detaje të tjera lidhur me të dyshuarin dhe me procedimin e rastit, ai tha se nuk mund të prononcohet për momentin për këtë dhe se pret që çështja të zgjidhet përmes rrugëve ligjore.
Për ma tepër nuk mund të prononcohem”, ka përfunduar Nikçi për klankosova.