Janë publikuar informacionet më të reja lidhur me sulmet më të fundit ajrore të ushtrisë rusë mbi Kiev, që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e këtyre sulmeve ka humbur jetën një person, ka bërë të ditur ish-zëdhënësja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Luliia Mendel.
Ndërkaq politikania ukrainase Lesia Vasylenko, ka njoftuar se viktima është babai i vajzës 7-vjeçe e cila është lënduar në këtë sulm.
Vasylenko ka shtuar se numri i të lënduarve ka shkuar në shtatë, ku pas shkrepjes së tetë raketave mbi ndërtesat kolektive filloi të ndodhë shembja e tyre.
Më herët kolegu i saj Oleksii Goncharenko, pati bërë të ditur se ishin shkrepur 14 raketa.
Ndryshe në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat ruset kryen sulme ajrore mbi Kiev,transmeton Telegrafi.
E nga këto raketa e pësuan ndërtesat kolektive dhe kopshtet e lodrave të fëmijëve.
Në anën tjetër ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po tentojnë të shpëtojnë banorët që kanë ngecur nën rrënoja.