Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 2 muaj për pesë të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Ekrem Rexhepi 26 vjeçar, Shkëlqim Kameri 19 dhe tre të miturit G.R,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J po dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturën gjatë muajit gusht.
Vazhdimin e masës së paraburgimit për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Po mund të ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, tha Gashi për Insajderin.
“Po ashtu ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, konfirmojë Gashi.