Katër shqiptarë më të kërkuar në Evropë nga Europoli

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatim të Ligjit (Europol) ka publikuar listën e personave më të kërkuar në Evropë.

Në këtë listë gjenden edhe katër shqiptarë.

Berti Dedja, Valon Azemi, Aleks Burreli dhe Edinj Pulti, janë shqiptarët që gjenden më mesin e personave më të kërkuar në Evropë.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër, i maskuar, ishte futur në një restorant duke vrarë një biznesmen, një polic dhe gruan e policit, në prani të fëmijëve të tyre të mitur, ndërsa lëndoi seriozisht një polic tjetër dhe një person tjetër. Sipas Europolit, gjatë shkëmbimit të zjarrit ishte vrarë bashkëpunëtori i Burrelit.

“Burreli ishte larguar me veturë të cilën e ka djegur më pas. Ai po ashtu dyshohet se kishte planifikuar vrasje tjera në Qipro si pjesë e një grupi kriminal”, thuhet nga Europoli.

Valon Azemi 40-vjeçar kërkohet nga Republika Çeke për një vrasje dhe lëndime të rënda. Ai është dënuar me dhjetë vjet burgim, pasi në vitin 2007 është shpallur fajtor se pas një fjalosje me një burrë në një klub nate në Pragë, kishte nxjerrë armën dhe e kishte qëlluar një herë në kokë e dy herë në gjoks. Viktima kishte humbur jetën si pasojë e plagëve. Çekia ka lëshuar urdhërarrest për 40-vjeçarin Azemi që është nga Maqedonia e Veriut.

Image
Valon Azemi

Edinjo Pulti 36-vjeçar po kërkohet për trafikim të armëve, por po ashtu edhe për tentim të vrasjes.

Pulti dyshohet se më 2 gusht të vitit 2020 kishte ther me thikë dy burra. Njërin nga ta e kishte goditur në barkë, duke i shkaktuar lëndime serioze. Dy bashkëpunëtor tjerë ishin arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Ngjarja kishte ndodhur në Luksemburg, ndërsa më 25 janar të vitit 2021 u lëshua urdhërarrest ndërkombëtar.

Siç ka njoftuar Europol, më 20 shkurt të vitit 2022, Pulti ishte lokalizuar nga Policia në një klub nate në Shkodër.

Image
Edinjo Pulti

Berti Dedja 45-vjeçar është shqiptari tjetër që është në mesin e më të kërkuarve në Evropë.

Dedja është në arrati që nga viti 2018. Ai njihet si “Berti” apo “Schakali”, ndërsa akuzohet se ka drejtuar tregti ilegale të drogës.

“Ai ka vepruar si kreu i një bande. Për transportim të drogës, ka përdorur veturat e përgatitura për këtë qëllim. Dedja gjendet në arrati që nga viti 2018”, thuhet nga Europoli.

Image
Berti Dedja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *