Ky vit ka qenë padyshim një nga të sukseshmit për këngëtaren Dhurata Dora. Artistja ka shënuar tre bashkëpunime që rezultuan në hite të padiskutueshme, si ajo me Lucianon e po ashtu me Elvana Gjatën.
Por pas këngëve në duet, Dora do e përmbyll vitin në një prurje muzikore solo.
Kënga tashmë është në fazën finale, teksa detajet e klipit nuk janë bërë akoma të ditura.
Në anën tjetër, Dhurata ka nisur po ashtu edhe koncertet në diasporë./Neutral