Prezantuesja e famshme shqiptare do të drejtojë finalen e “Kënga Magjike 2022”?!

Luana Vjollca po rikthehet në ekran me emisionin e saj më të ri ‘’Zemër Luana’’.

Ylli shqiptar në sezonin e ri do të vijë nën logon e TV Klan ndërsa është përfolur se bëhet fjalë për ndonjë program dashurie.

Por kjo nuk është e tëra. Luanën mund ta shohim edhe në skenën gjigante të festivalit Kënga Magjike në rolin e prezantueses krah Ardit Gjebreas.

Këtë na bëri të dyshojmë ky i fundit me postimin që bëri para pak çastesh në rrjetet sociale.

Moderatori i njohur publikoi një foto së bashku me Luanën, të cilës i uroi mirëseardhje në shtëpinë e TV Klan ku ai është pjesë prej vitesh por një fjali e tij na bëri të mendojmë se dyshja do të prezantojnë së bashku netët finale të festivalit më të madh shqiptar, i cili tashmë ka nisur prezantimin e këngëve konkurrese në programin ‘’E diela shqiptare’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *