Kosova e ka gjetur golin e epërsisë ndaj Qipros në takimin që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në sfidën e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve, Dardanët gjatë gjithë kohës e kërkonin avantazhin.
Dhe pas ndërtimit të disa rasteve, arritën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 22-të të takimit.
Florent Hadërgjonaj harkoi nga ana e djathtë, ndërsa topi u devijua me kokë nga një lojtar qipriot.
Mirëpo, vetëm sa për të arritur në këmbët e Florent Muslijës, i cili realizoi një gol shumë të bukur.