Tetori duket se do të jetë një nga muajt me më së shumti projekte të reja nga këngëtarët tanë. Shumë prej tyre tashmë i kanë paralajmëruar këngët që do të lansohen, e një nga to është edhe Fifi.
Këngëtarja ka regjistruar projektin e saj të ri në studion e Binit, e duket se edhe klipi është finalizuar nga Imagine Films.
Përpos bashkëpuntorëve në këtë produksion, Fifi nuk ka zbuluar asgjë tjetër duke dashur t’ia ruaj magjinë e këngës në ditën kur publikohet, por nga skuadra që ka punuar në këtë projekt mund të presin një prurje që do të mbetet gjatë në industrinë e muzikës./Neutral