Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, po feston ditëlindjen ditën e sotme.
Ai ka mbushur plot 30 vite jetë.
Futbollisti ka marrë urime të shumta nga familjarë, miqë e fansat.
Një urim nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij.
Ajo ka përmbledhur në një video disa nga momentet e tyre të lumtura, që nga takimet e para.
“Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur. Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ata janë prindër të dy vajzave.