Moderatorja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka qenë pjesë e Javës së Modës në Milano.
Ajo duket se ishte e shoqëruar nga motra e saj, prezantuesja Marina Vjollca si dhe reperi Getoar Selimi.
Derisa kanë shijuar nga afër disa nga yjet e njohur, autorja e “Nuk o ka ma qet” ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.
31-vjeçarja shfaqet e veshur me një kostum të markës Fendi, përmes të cilit ka vënë në pah format trupore.
Në një video të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, biondja duket në formë të mrekullueshme.
“Jam ajo vajza. Java e Modës në Milano”, shkroi Vjollca.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori nga miqtë e fansat në pjesën për komente.