Arta Nitaj, një nga artistet në garë të spektaklit “Dance Albania”, duket se nuk e ka përtypur dot batutën e Ermal Mamaqit në natën e parë. Ky i fundit u shpreh se “thashethemet që qarkullojnë për Artën në rrjetet sociale nuk janë të vërteta”.
Por këtë të hënë, Arta nuk e ka lënë pa përgjigje anëtarin e jurisë: “Nuk e kuptoj përse duhet të bjerë në nivelin e komentueseve të Facebookut dhe Instagramit”, – tha Arta duke shtuar se gjithçka u tha nuk u përjetua nga ajo aq sa u komentua në rrjet. Por Ermalit i erdhi sërish mundësia për replikë:
“Do më pëlqente që atë gjë të ma kishte thënë në atë darkën që bëmë në restorant” – tha Ermali, por Arta ndërhyri sërish duke i thënë se duke filluar nga nata e sotme, ai mund të thoshte ç’të donte për të, sepse ajo nuk do të mërzitej.