Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e pasdites”, Ilir Shaqiri u pyet edhe një herë për marrëdhënien e tij me Sabianin. Pas daljes nga BBVIP, u përfol për një krisje të miqësisë së fortë të krijuar brenda shtëpisë, ndërsa tani duket se mes të dyve nuk ka më asnjë lloj raporti.
“Me Sabin nuk kemi raport. Secili ka jetën e vetë… ndoshta kjo edhe sa u përket gjërave që u thanë dhe që u bënë. Nuk kemi komunikim,” -sqaroi Iliri.
Më tej ai shtoi se ka një lloj keqardhjeje për mënyrën si rrodhën gjërat.
“Ka një çudi, ka dhe një lloj keqardhjeje, nuk mund ta mohoj, sepse si unë, si Sabi i besuam diçka njëri-tjetrit dhe ajo diçka aty brenda mori një vlerë shumë të madhe. Për këtë ka më shumë keqardhje, sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë, me shumë vlera, sepse realisht mendoj që nuk ka gjë më të bukur se miqësia. Por ama kur fillon abuzohet me miqësinë, kjo pastaj nuk është më miqësi.
Iliri preku pak edhe temën e pjesëmarrjes në “Isola Dei Famosi”, për të cilin tha se ishte pjesë e casting, por duke qenë se BBVIP u shty me një muaj, programi në Itali filloi dhe e pati të pamundur pjesëmarrjen atje.