Një 44 vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë djalin e tij tre muajsh, njoftojnë nga Prokuroria.
Sipas Prokurorisë 44 vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”, që dënohet sipas nenit 123 paragrafi 2 i Kodit Penal, raporton tv21 përcjell Expuls.mk
“Mbrëmjen e datës mes 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ndodhej me katër fëmijët e tij në dhomë, mes tyre edhe djali tre muajsh, ka filluar ta godasë me grushta dhe me këmbë fëmijun duke i shkaktuar gjakderdhje në kafkë. Si pasojë e lëndimeve të rrënda fëmiju ka ndërruar jetë”, thonë nga Prokuroria.