Ai tregoi se ende nuk e ka lënë pas ish-in e tij Kim Kardashian, teksa foli për mungesën e ‘Mbretëreshës’ në një postim të çuditshëm në Instagram të dielën.
Megjithatë, vëmendja e reperit Kanye West u përqendrua te një ish tjetër të nesërmen, teksa ai u përplas me ish-të dashurën e tij Irina Shayk, 36 vjeçe, në shfaqjen e Javës së Modës në Londër të markës “Burberry” në Bermondsey.
Reperi 45-vjeç, tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së tij ku u shfaq i veshur në të zeza, shkruan DailyMail.
Që prej lidhjes së tij të shkurtër me Irinan, Kanye ka shijuar një romancë me Chaney Jones, 24 vjeçe, dhe më pas ka qenë i lidhur me supermodelen Candice Swanepoel, 33.
Teksa u ribashkua me bukuroshen ruse Irina në pistën e “Burberry”-t, reperi bëri një buzëqeshje ndërsa e përshëndeti me një përqafim të ngrohtë
Kanye mori vëmendjen me zgjedhjen e tij të pazakontë të këpucëve, jo vetëm me sandalet e tij të zbukuruara me diamante që bien në sy, por edhe sepse ai zgjodhi të vishte çorape të zeza.