Përplasen LVV e AAK – Haradinaj e ‘rëndon’ Kurtin për burgjet e Serbisë

Hysamedin Feraj, këshilltari politik i kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se ka dyshime për trajtimin e Albin Kurtit në burgjet e Serbisë gjatë viteve të luftës.

“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i prini fati që edhe nga atje të japë intervistë. Tash ne nuk duhet të gëzohemi që Kurti nuk është keqtrajtuar, por nganjëherë po na jep dilema realisht. Kur po e shohim se si po i trajton mësimdhënësit po na vendos në konfuzion dhe nuk po e dimë me kënd është kryeministri ynë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lidhur me këtë deklaratë, Hysamedin Feraj në një postim në Facebook, ka shkruar se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”.

E ndaj Ferajt, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.  Blaka ka deklaruar se “Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta”.

“Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë”, ka shkruar Blaka.

Ndaj Ferajt ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bshkim Ramosaj i cili nuk ka kursyer fjalët më të rënda ndaj tij, duke i thënë ‘qeni që shkruan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *