Tetori sjell nisjen e projekteve të reja televizive si në Kosovë e po ashtu në Shqipëri. E këtë sezon do të kemi shumë prurje të reja në ekran që edhe pse publiku do të argëtohet me to do të jetë i dyzuar shpeshherë se kë duhet të ndjekë.
E një nga këto rastet do të jetë dita e premte.
Tashmë përflitet se Top Channel të premteve do të sjell në ekran formatin “Dancing with the stars” që po merr vëmendje të madhe akoma pa nisur, por që betejën për shikueshmëri nuk do e ketë aspak të lehtë.
Në të njëjtin termin tashmë është konfirmuar prodhimi i TV Klan. Ylli që ka prezantuar deri sezonin e kaluar programet kryesore të Top Channel, Luana Vjollca do të sjell spektaklin e saj të ri “Zemër luana”.
Por cila do të triumfoj në këtë betejë televizive, Bora apo Luana këtë do e kuptojmë krejt në fund të këtij sezoni./Neutral