Shaqir Totaj, Kryetari i Komunës së Prizrenit, gjatë ditës së djeshme ka denoncuar për kanosje ish-deputetin Zafir Berisha në Polici.
Lajmin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Pas raportimeve në media, ka reaguar kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha.
Ai në Facebook i ka quajtur rrena raportimet mediale.
Kujtojmë se PDK dhe Nisma janë në bashkëqeverisje në Prizren.
Postimi i Zafir Berishës:
Pasi disa sms që më prishën koncentrimin në një filmi shumë intetesat, desha ti pyes konspiracionistët dhe ata që “marrin vesh” në “ lajme për lice”, a ka edhe ndonjë rren pa dalën në adres time a jo?
Nëse ka, le ti “zbulojn” para se me ik në pushime, se po më duket sivjet edhe detin kanë vendos mos me më lën me shiju si duhet!
Zafa