Kur personazhet e njohura vijnë nga e njëjta familje, interesimi bëhet gjithmonë e më i madh e aq më tepër nëse ka ndonjë hatërmbetje mes tyre.
Mediat në Shqipëri për vite më rradhë, kanë përmendur faktin se dy motrat e njohura Irma dhe Eranda Libohova nuk flasin me njëra-tjetrën për arsye që vetëm artistet e dijnë, meqenëse nuk u bënë asnjëherë publike.
Por, duket se më në fund ka paqe në familjen e tyre.
Këtë të lë të kuptosh një nga postimet e Erandës, e cila në përshkrimin e fotografisë së publikuar ka shkruar: “Në lagjen e motrës”./Neutral