Disa assesi nuk mund të flenë gjumë, rrinë zgjuar të shtrirë në shtrat, “sytë i kanë të hapur”, kurse gjumi assesi t’u vijë edhe pse janë të lodhur dhe të molisur.
Ekspertët këtë dukuri e shpjegojnë me ndërrimin e stinëve të vitit dhe me dallimin e temperaturave, prandaj kanë ofruar edhe disa truke që mund të ndihmojnë.
Se pagjumësia është bërë një problem global, tregon edhe ajo që në rrjete shoqërore gjithnjë e më shumë ndahen këshilla se si sa më lehtë dhe sa më shpejt të flini gjumë, transmeton Telegrafi.
Një ndër to që sapo është publikuar në profilin e Instagramit “Weight Loss Guide”, ku do të gjeni këshilla të shumta të profesionistëve për ushtrim të duhur, humbje peshe, ushqim të shëndetshëm etj.
Videon e titulluar “truk në 30 sekonda i cili ndihmon që shpejt të flini gjumë natën”, ofrohet një zgjidhje krejtësisht e thjeshtë. Çështja qëndron në pozitën të cilën e merrni kur shtriheni!
Në vend që të kruspulloseni në krah, “truku’ është që të shtriheni në shpinë të hapni duart (me shuplaka të kthyera në drejtim të dyshemesë), mblidhni këmbët në gjunjë dhe i bashkoni shputat. Pra, ky është pozicioni i njohur në jogë, ndërsa në atë pozicion duhet të shtriheni saktësisht 30 sekonda.
Gjatë asaj kohe do të vëreni se si muskujt ju çlirohen, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe trupi dërgon oksigjenin e nevojshëm në tru, gjë që i bën mendimet tuaja të qarta dhe mendjen tuaj të qetë. Aplikojeni këtë teknikë çdo natë para se të shkoni në shtrat dhe me siguri do të bini në gjumë më shpejt!