Java e Modës në Milano ka nisur prej disa ditësh dhe tashmë kanë defiluar disa prej ikonave të ndryshme të modës.
E pranishme në eveniment ka qenë edhe prezantuesja e këngëtarja e dashur shqiptare, Luana Vjollca.
Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale, ndërkohë që ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
Biondja duket se po qëndron prej disa ditësh në Itali për shkak të angazhimeve që ka atje.
E njëjta përndryshe ka paralajmëruar rikthimin me një emision të ri në TV Klan, pas largimit nga Top Channel.
“Zemër Luana” – mban titullin projekti i ri për të cilin theksoi se do ta publikojë së shpejti.
Artistja këtë kohë ka qenë e angazhuar edhe në projekte të tjera, jashtë ekranit.